Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, ka deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke e përgëzuar kështu presidentin serb, Vuçiq për konstruktivitetin e treguar.
Botsan-Kharchenko në anën tjetër ka përmendur se është kryeministri i Kosovës, ai që ka refuzuar propozimet e BE-së për stabilizimin e situatës në veriun e Kosovës.
Siç ka deklaruar ambasada ruse, ambsadori rus njëkohësisht ka thënë se nuk do të habiten nëse Perëndimi do të vazhdojë ta përsërisë tezën e përgjegjësisë reciproke të Beogradit dhe Prishtinës për rritjen e tensioneve duke theksuar se ky është një mesazh krejtësisht i rremë./FolDrejt/