Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka vazhduar edhe sot me propagandën e njohur serbe duke u paraqitur si viktima.
Ai tha se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të përdorë të gjitha mjetet politike dhe ekonomike në dispozicion pa hezitim, në mënyrë që ta kthejë Kosovën në rrugën e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe të ndëshkojë qeverinë e Albin Kurtit për sjelljen e saj kaotike.“Për t’u kthyer në tryezë, qeveria Kurti duhet të sanksionohet për sjelljen e saj të paparashikueshme nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë individuale. Ka ardhur koha për ta bërë këtë me vendosmëri dhe pa hezitim duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme politike dhe ekonomike. Kosova duhet të kthehet në rrugën e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, të rindërtojë besimin në dialogun e lëkundur dhe të shikojë nga e ardhmja në vend të së kaluarës”, ka thënë Gjuriq për mediumin serb në Kosovë “Kosova Online”, transmeton Fol Drejt.