Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila po zhvillohet në Neë York, ka ironizuar me delegacionin rus duke cituar shprehjen e Gavroche-t të Viktor Hygos “C’est la faute à Voltaire” (Fajin e ka Volteri).
“Dhe pasi të bëjnë atë që kanë bërë në Mariupol dhe në të gjithë Ukrainën, do na thonë këtu që nuk është faji i tyre ‘C’est la faute à voltaire’”, ishte perifrazimi i Hoxhës.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurimit u thirr nga Shqipëria dhe pesë shtete tjera anëtare, për shkak të vazhdimit të agresionit rus në Ukrainë.
“Tri javë që nga fillimi i një sulmi të paprovokuar, të pajustifikuar, i paligjshëm dhe vdekjeprurës i Rusisë në Ukrainë”, tha fillimisht Hoxha në fjalën e tij.
Sipas tij, janë zbuluar detaje të reja, vdekje masive mes civilëve dhe varre masive apo shkatërrime të infrastrukturës nga agresioni rus.
“Shtëpi, shkolla dhe spitale të shkatërruara, jetë që largohen nga bombardimet, ëndrra fëmijësh që shkatërrohen në tym”, vijoi diplomati shqiptar.
Ai shtoi se nuk është nevoja që të përshkruhet kjo situatë e përshkallëzuar por mizoritë e Rusisë mbi Ukrainën po raportohen edhe nga diplomatë kryesorë “larg të ashtuquajturave histeri perëndimore”.
Duke iu kthyer krizës humanitare në Ukrainë, ambasadori kujtoi se janë 3 milionë refugjatë në 3 javë.
“Më shumë se gjithë popullsia e shtetit tim”, vërejti Hoxha.
Më tej, ai theksoi të dhënat e UNICEF-it se qëkurse ka filluar lufta, “çdo sekondë një fëmijë kalon kufirin e Ukrainës”.
Apelime të shumta për hapjen e korridoreve të gjelbra (humanitare) shkuan në “vesh të shurdhët”, tha në vijim diplomati shqiptar.
Hoxha solli në vëmendje edhe qytete të tëra që kanë mbetur të bllokuara pa ushqim dhe ujë.
“Kjo është fytyra e vërtetë e agresionit rus”, shtoi ai.
Në përmbyllje, Ferit Hoxha nënvizoi se lajmi kryesor është që “Ukraina po reziston dhe po fiton, ndërsa Rusia është e zhytur në baltë – në fushëbetejë, moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtaris