Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin Ilir Meta. Përmes një deklarate për media, ambasadori vlerësoi mbështetjen e dhënë prej kreut të shtetit shqiptar dhe e falenderoi atë në emër të presidentit Zelensky.
“Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri dhe përpara nisjes së konfliktit kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Edhe pas shpërthimit të konfliktit presidenti ka qenë ndër të parë që ka shprehur mbështetjen e tij.
Sot gjatë takimit tonë kam mundur të shpreh për falenderimet e presidentit Zelensky ndaj presidentit Meta.
Në këtë mënyrë kam përcjellë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës”, tha ambasadori Shkurov.