Ambasadori dhe njëherit ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka shprehur mirënjohjen pas nderimit që titullin “Doctor Honoris Causa” që iu bë sot në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.
“Jam i pafjalë për të gjithë folësit, ka shumë njerëz që kanë ardhur dhe ju falenderoj të gjithëve”.
“Dua të falënderoj Universitetin “Haxhi Zeka” dhe të gjithë ju të pranishmit që më bëtë nder kaq të madh dhe më dhatë një titull kaq të rëndësishëm. Është kënaqësi për mua që të udhëtoj dhe të marrë këtë çmim në prani të një audience kaq të madhe”, u shpreh Walker.
Gjatë kësaj ceremonie, Walker njëkohësisht tregoi edhe tmerrin gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku qëndroi për 8 muaj si kryesues i misionit vëzhgues të OSBE-së.
“Kemi kaluar tetë muaj duke u marrë me botën e vërtetë, me një botë brutale me krime kundër njerëzimit, me kampe refugjatësh dhe kjo për mua përbën realitetin që jo vetëm populli i Kosovës më 1999 e kanë përjetuar por ende shumë njerëz janë duke e përjetuar edhe tani”, u shpreh Walker./FolDrejt/