Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, vizitoi sot për herë të parë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, në burgun Lefortovo në Moskë.
“Kjo është hera e parë që na lejohet qasja që kur ai u ndalua padrejtësisht më shumë se dy javë më parë. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i fortë. Ne përsërisim thirrjen për lirimin e tij të menjëhershëm,” tha Tracy në llogarinë e ambasadës amerikane të Rusisë në Twitter, raporton Zërii i Amerikës.
Gazetari amerikan Gershkovich do të apelojë nesër kundër arrestimit dhe ndalimit të tij në një burg në Moskë me akuza për spiunazh të dyshuar, sipas dokumenteve të gjykatës, transmeton Fol Drejt.