Si e sapoemëruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja në Rusi, Lynne Tracy, erdhi në Ministrinë e Jashtme ruse të hënën për të paraqitur letrat kredenciale, mirëpo ajo u sulmua nga “demonstruesit” pro-Kremlinit, shkruan Ukrinform., përcjell Fol Drejt.
“Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Lynne Tracy, u sulmua nga një turmë njerëzish që brohorisnin slogane kundër ShBA-së të hënën teksa hynte në Ministrinë e Jashtme ruse në Moskë për të paraqitur kredencialet e saj diplomatike”, thuhet në raport.
Në të njëjtën kohë, një grup aktivistësh pro-Kremlinit tundnin postera të pikturuar me dorë duke kritikuar Uashingtonin, në njërin prej të cilëve shkruhej: “Tanket tuaja po vrasin civilë”.
Protestat në Rusi, veçanërisht në lidhje me çështjet e luftës, në fakt janë të ndaluara nëse nuk miratohen nga autoritetet, sipas raportit.
Siç u raportua më herët, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë aktualisht në një nga nivelet më të ulëta ndonjëherë. Ato u përkeqësuan ndjeshëm pas invazionit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt 2022. ShBA po udhëheq një koalicion ndërkombëtar kundër agresionit rus dhe në mbështetje të Ukrainës. /FolDrejt/