Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, bëri thirrje për “zbatimin e shpejtë të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme” që Kosova dhe Serbia e arritën në Ohër, bëri të ditur zëdhënësi i misionit amerikan në OKB, Nate Evans.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë ndërsa ato zbatojnë angazhimet e tyre për të arritur marrëdhënie paqësore,” tha Linda Thomas-Greenfield, e cila u takua në Nju Jork të martën me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve e Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gervalla – Schwarz. /FolDrejt/