Ilir Meta ka dekretuar anëtarën e re Arbena Ahmeti në Gjykatën së Lartë, për këtë ka reaguar ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
“Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Kryesia e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një gjyqtar për Const’l Ct.” – ka shkruar ajo në Twitter.
Njoftimin për emërtimin e saj e ka bërë të ditur edhe presidenca shqiptare e cila shkruan: “‘Arbena Ahmeti do të jetë anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit, thuhet në njoftimin e Presidencës”.
Me emërtimin e saj, Gjykata e Lartë, ka arritur numrin e dhjetë gjyqtarëve, nga gjithsej nëntëmbëdhjetë sa duhet t’i ketë./FolDrejt/