Luka Modric do të mbushë 38 vjet në këtë vit, por thotë se shpreson për një kontratë të re me Real Madridin.
Modricit i skadon kontrata me Real Madridin në fund të sezonit, por nuk po planifikon të varë këpucët ende. Reprezentuesi kroat u ka thënë gazetarëve se po punon shumë për të rinovuar kontratën në Santiago Bernabeu.
“Po bëj gjithçka që mundem për të dhënë më të mirën time dhe për të merituar mundësinë për të vazhduar këtu. Nuk mund të bëj më shumë, kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai, transmeton Fol Drejt.
“Ashtu si vitin e kaluar, nuk ka nxitim, jemi në gjysmë të rrugës së sezonit dhe ka shumë sfida përpara. Jam i fokusuar në këtë, në rikthimin në nivelin tim më të mirë, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Modric.
Modric mund të jetë duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij, por ai mbetet një anëtar kyç i skuadrës së Carlo Ancelottit. Ai është paraqitur në të gjitha, përveç një prej ndeshjeve të Madridit në La Liga këtë sezon dhe ka shënuar gjashtë herë në të gjitha garat për Realin.
Geti