Janë zhvilluar takimet e rrethit të tretë në kuadër të Grupit B në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Amerika dhe Anglia i kanë siguruar biletat për 1/8 e finales, shkruan Fol Drejt.
Amerika arriti të fitoi me rezultat 1-0 kundër Iranit në takimin direkt për kualifikim. Amerikanë e krijuan epërsinë në pjesën e parë, të cilën e ruajtën deri në përfundimin e takimit. Christian Pulisic ishte protagonisti i lojës, i cili arriti të bëhet golashënuesi vendimtar në minutën e 38-të të takimit.
Në takimin tjetër të Grupit B, Anglia fitoi me rezultat 3-0 kundër Uellsit. Në minutën e 50-të të përballjes ishte Marcus Rashford që realizoi për avantazhin e anglezëve, derisa Phil Foden e dyfishoi rezultatin në minutën e 52-të. Në minutën e 68-të në skenë ishte sërish Marcus Rashford që realizoi golin e tretë për anglezët.
Pas përfundimit të rrethit të tretë, Anglia radhitet e para në grup me shtatë pikë, ndërsa Amerika listohet e dyta me pesë pikë. Irani është renditur i treti me tri pikë, kurse Uellsi është i katërti me një pikë./FolDrejt/