Sekretari amerikan i Shetit, Antony Blinken po thekson se çdo krizë mbi Tajvanin do të jetë një krizë edhe për Kinën.
“Shpresoj shumë që Pekini nuk do të prodhojë një krizë dhe nuk do të pretendojë të rritë veprimet e tij agresive ushtarake”, tha ai në takimin e ministrave të jashtëm të ASEAN në Phnom Penh, Kamboxhia.
Ai përsëriti gjithashtu se politika e SHBA ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar, pavarësisht vizitës së nivelit të lartë në ishull nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Ndërsa Kina kryen stërvitje ushtarake agresive pranë bregut të Tajvanit, mendimi në Uashington është ende se Presidenti Xi Jinping synon të “kalibroj” përgjigjen e tij në mënyrë që të mos ndezë një luftë të hapur, të cilën asnjëra palë nuk e dëshiron.
Por është një zhvillim shpërthyes në një marrëdhënie të brishtë.
“SHBA dhe Kina nuk kanë as hapësirën politike, as marrëdhëniet dhe mekanizmat për të parandaluar që një incident i tillë të kthehet në një krizë të plotë,” thotë Danny Russel i Institutit të Politikave të Shoqërisë në Azi./abcnews.al/