Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA. Sipas Businessinsider dhe mediave amerikane, burime të brendshme brenda administrates, e kanë konfirmuar këtë.
SHBA pritet ta ndërmarrë këtë lëvizje në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis shteteve evropiane lidhur me embargon për naftën dhe gazin rus.
Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që mund të veprojnë pa konsensusin e aleatëve evropianë.
Biden pritet t’i drejtohet lajmit në orën 10:45 të mëngjesit të enjte. /FolDrejt/