Shefi i Shtabit të Ushtrisë Australiane, gjenerali Angus Campbell, tha se Uashingtoni e kishte paralajmëruar atë se raportet për krime lufte të kryera nga anëtarët e Forcave Speciale Australiane në Afganistan mund të nxisnin një ligj që do të ndalonte ndihmën amerikane për Canberra.
I ashtuquajturi “Akti Leahy” e ndalon qeverinë amerikane të ndihmojë trupat e vendeve të huaja nëse ka informacione të besueshme se ata po shkelin të drejtat e njeriut në mënyrë të rëndë dhe të pandëshkueshme. Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh i sigurisë së Australisë, përcjell Fol Drejt.
Gjenerali Campbell, para komisionit parlamentar, tha se në mars 2021 ai mori një letër nga atasheu ushtarak amerikan në Canberra, në të cilën ai shprehte shqetësimet amerikane në atë front./FolDrejt/