Dyqanet e pijeve alkoolike në SHBA dhe Kanada kanë filluar të hedhin furnizimet e tyre të vodkës ruse në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, sipas raporteve.
Sipas medieve të huaja, në Ontario, Kanada, ministri i Financave, Peter Bethlenfalvy udhëzoi bordin provincial të Kontrollit të Pijeve Alkoolike që dyqanet të heqin vodkën ruse dhe produkte të tjera alkoolike.
“Ontario bashkohet me aleatët e Kanadasë në dënimin e aktit të agresionit të qeverisë ruse kundër popullit ukrainas dhe ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qeverisë federale për të sanksionuar qeverinë ruse”, tha Bethlenfalvy. “Ne do të vazhdojmë të jemi aty për popullin ukrainas gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”.
Produktet do të hiqen nga gati 700 dyqane në të gjithë krahinën.