Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) bëri të ditur se amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë t’i bartin maskat në ambientet e jashtme.
Ata të cilët i kanë marrë të gjitha dozat e kërkuara mund t’i heqin maskat nëse janë vetëm ose nëse gjenden në grupe të vogla të njerëzve të vaksinuar.
Sidoqoftë, bazuar në udhëzimin e CDC-s, ata duhet t’i vendosin ato në ambiente të mbyllura dhe në ambientet e grumbulluara me njerëz.
Deri më tani mbi 95 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.