Komandanti i forcave të huaja ushtarake në Afganistan ka thënë se “veprimi lokal” ka filluar si pjesë e tërheqjes së planifikuar të trupave të huaja nga vendi, rreth dy javë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi të gjitha forcat amerikane do të largohen deri më 11 shtator.
Gjenerali i ushtrisë amerikane, Scott Miller tha se bazat e huaja ushtarake gradualisht do t’u dorëzohen forcave afgane.
“Të gjitha forcat tona tani po përgatiten për retrogradim. Zyrtarisht data e njoftimit do të jetë 1 maj, por në të njëjtën kohë kur ne fillojmë të ndërmarrim veprime lokale, ne tashmë e kemi filluar atë”, tha Miller, i cili ka komanduar forcat amerikane dhe Misionin e Mbështetjes së Vendosur të NATO-s në Afganistan që nga viti 2018.
“Ndërsa retrogradojmë në zero forcat e SHBA, ne do t’ia dorëzojmë bazat (ushtarake) kryesisht Ministrisë (Afgane) të Mbrojtjes dhe forcave të tjera Afgane”, tha ai para gazetarëve në kryeqytetin, Kabul.