Ndër dokumentet konfidenciale të Pentagonit që u zbuluan në publik është një nga ku rezulton se agjentët e inteligjencës amerikane po spiunonin Ministrinë gjermane të Mbrojtjes.
Një shënim i thjeshtë i verdhë duket se vërteton se Uashingtoni po spiunonte Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes.Ai dokument vjen nga një paketë raportesh të Shërbimit Sekret Amerikan që kanë arritur në publik, shkruan Deutsche Welle (DW), përcjell Fol Drejt.
Ata dyshohet se janë lëshuar në qarkullim nga një anëtar njëzet e një vjeçar i Gardës Kombëtare të SHBA. Në këtë rast, dokumenti është analizuar bashkërisht nga redaktorët e të përjavshmes “Cajt” dhe të revistës politike televizive “Kontrasti”.
“Ministria gjermane e Mbrojtjes refuzon të thellojë bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës, derisa Kina të bëhet transparente”, thuhet në përkthimin e titullit anglisht të raportit të shkurtër, i cili me shumë gjasa është bërë nga shërbimi sekret amerikan.
Pas një kohe të shkurtër, ai shënim u zhduk përsëri nga interneti. Të dyja redaksitë gjermane e kanë analizuar dokumentin dhe e konsiderojnë autentik. Megjithatë, vetëm përfaqësuesit e qeverisë amerikane mund të konfirmojnë se ky është dokumenti i tyre. Gazetarët gjermanë i kanë dërguar pyetje koordinatorit të shërbimeve sekrete amerikane, por deri më tani nuk ka përgjigje. Sipas deklaratave të gazetarëve nga redaksia e së përjavshmes “Cajt” dhe televizionit “Kontrasti”, ky rast ndërkohë ka filluar të preokupojë organet e sigurisë gjermane.
Përmbajtja e dokumentit nuk është aq e ndjeshme sa fakti që Uashingtoni ende po kryen aktivitete spiunazhi në institucionet qeveritare gjermane. Në vitin 2013, u zbulua se Uashingtoni në Gjermani po dëgjonte dhe lexonte korrespondencën me stil.
Dokument shumë sekret
Mbi raportin e shkurtër ka një numër notash, ndër të cilat është “TS” (tepër sekret), i cili në komunikimin e inteligjencës është një shenjë për dokumente jashtëzakonisht të ndjeshme që sytë e paautorizuar nuk duhet t’i shohin kurrë. “SI” (inteligjenca e sinjalit), d.m.th. monitorimi elektronik i komunikimit, renditet si burim.
Etiketa tregon se të dhënat mund të jenë marrë nga e-mail ose nga hakimi i ndonjë sistemi komunikimi në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes.
Oficerët e inteligjencës amerikane përmendin një takim që u zhvillua më 20 shkurt në Berlin, kur përfaqësues të Ministrisë folën me një delegacion të forcave të armatosura kineze.
Rrethet qeveritare konfirmuan se takimi ka ndodhur dhe sipas tyre, ai ka qenë pjesë e diplomacisë normale ushtarake dhe është zhvilluar në koordinim me dikasteret e tjera të qeverisë gjermane.
Pala gjermane u përfaqësua nga një zyrtar kompetent i departamentit ndihmës “Politika II”. Ata diskutuan luftën në Ukrainë, tensionet mbi Tajvanin dhe mbështetjen ushtarake për Kombet e Bashkuara. Pala gjermane gjoja u shpreh qartë në bisedë se pala kineze duhet të bëhet transparente përpara se të thellojë bashkëpunimin.
“Ofensiva sharmi” e Kinës
Në dokument thuhet se gjermanët janë të vetëdijshëm se kinezët po kryejnë një “ofensivë sharmi” në turneun evropian pasi presioni amerikan ndaj Kinës është rritur. Përveç kësaj, gazeta thekson se gjermanët e shohin pozicionin e tyre si një konfirmim të solidaritetit gjerman me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Spiunazhi amerikan duket veçanërisht absurd, kur dihet, dhe këtë e mësuan gazetarët e dy redaksive gjermane, se pala gjermane ka njoftuar zyrtarisht ambasadën amerikane në Berlin për bisedimet me kinezët.
Sipas informacioneve të marra nga gazetarët, edhe qeveria gjermane ka akses në atë dokument. Nuk është ende e qartë se si do të reagojë qeveria gjermane ndaj mundësisë për t’u ekspozuar ndaj spiunazhit aleat. Gazetarët mësojnë jozyrtarisht se qëndrimi i Berlinit do të varet nga mënyra se si Uashingtoni do të reagojë ndaj këtij rasti.
Qeveria gjermane është e vetëdijshme për faktin se Gjermania varet nga njohuritë e shërbimeve sekrete amerikane. Përveç kësaj, Berlini nuk dëshiron t’i tensionojë marrëdhëniet me SHBA-në gjatë luftës në Ukrainë.
“Miqtë nuk dëgjojnë kurrë njëri-tjetrin”
“Kjo është një procedurë e rëndësishme dhe Angela Merkel tha një herë: Miqtë nuk përgjojnë,” komenton politikani i të Gjelbërve Konstantin von Notz për të gjithë çështjen. Megjithatë ai thekson se fillimisht duhet diskutuar me amerikanët dhe të sqarohet se si ka ndodhur spiunazhi i pretenduar.
Gustav Gressel i institutit të Berlinit, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) nuk është i befasuar nga mundësia që Uashingtoni të spiunojë kryeqytetin gjerman, sepse sipas tij, ai ka një traditë. Gressel ndoshta ka pasur një takim me të njëjtin delegacion kinez vetëm një ditë pas bisedimeve gjermano-kineze.
“Amerikanët”, thotë ai, “e shënuan si informacione tepër sekrete që mund të merreshin duke telefonuar në numrin e telefonit të Fondacionit të Shkencës dhe Politikave ose duke pyetur me mirësjellje Departamentin e Mbrojtjes”.
Eksperti kërkon “ndryshim epokash” edhe në kundërspiunazh
Megjithatë, Gressel e konsideron problematike faktin që Gjermania e sheh veten si një “jonotar inteligjence” dhe se nuk mbrohet mjaftueshëm. Sipas tij, informacioni i marrë nga inteligjenca amerikane është ndoshta lehtësisht i disponueshëm për inteligjencën e kombeve më pak miqësore si Rusia dhe Kina.
“Çështja e inteligjencës së mbrojtjes nuk ka arritur ende diskutimin që ndryshon epokën.”
Publiku gjerman duhet të ketë besim në institucionet e veta kur bëhet fjalë për kompetencat e shërbimeve sekrete gjermane dhe përmirësimin e aftësive të kundërzbulimit në Gjermani. Shpresoj se do të arrijmë, por nuk jemi as afër qëllimit”, përfundon Gustav Gressel./FolDrejt/