Ministrja e brendshme zvicerane Viola Amherd, ka kryer një intervistë për televiionin SRF, ku ka folur për tema të ndryshme të sigurisë. Rreth sigurisë kibernetike Amherd tha që takim të vlefshëm ka pasur me kolegen e saj franceze Florence Parly.
Përveç bashkëpunimit ndërkombëtar rreth sigurisë kibernetike Amherd ka folur edhe për ngritjen e bashkëpunimit mes Zvicrës neutrale dhe NATO, kryesisht për misionet e paqes.
“Forcat tona janë tepër të kënaqur nga ky bashkëpunim dhe kjo vlen për shembull me trupat e KFOR-it në Kosovë, ku ne po e bëjmë shumë mirë punën tonë,” tha Amherd./Foldrejt.com