Imazhe të tmerrshme vijnë nga Beogradi ku duket se serbët i janë gëzuar pa masë vdekjes së ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Atje, disa serbë që kanë dalë për të protestuar, bartnin me vete pankarta për vdekjen e Albright.
“Digju në ferr, Albright”, kanë shkruar serbët në pankartat e tyre.
Imazhet e kësaj proteste janë publikuar nga reporterja e Ballkanit, Franziska Tschinderle.