Heroi maroken i Kupës së Botës, Sofyan Amrabat, dëshiron të largohet në këtë verë, shkruan Footmercato.net, dhe në raport thuhet se ëndërron të shkojë në Katalonjë.
Klubi i Fiorentinës bllokoi të gjitha ofertat për mesfushorin në janar – përfshirë ato nga Blaugrana – por mendohet do ta lëshojnë futbollistin pas sezonit.
Thuhet se Amrabat dëshiron të provojë fatin e tij në ligën më të mirë të Spanjës, pasi Atletico Madrid është gjithashtu i vëmendshëm ndaj situatës së tij, transmeton Fol Drejt.