Shkruan Ana Cana: Më vonë
Thashë të shkruaja se je larg jo aq larg, më mungon, them të shkruaja… Dëgjoja flakërimën e erës e cila më çonte drejt te dera e sallonit tej tek varëj xhupi i zi i yti, në fakt xhamat qëndronin ende gjatë të palarë siç ti i le qëkur ike dhe më le dhe mua. Xhupi yt, i varur! Lotët e mi rridhnin njësoj si ai lumi që rrjedh papushuar ditë me diell e natë me hënën e drapërit…..Më pëqlen kur e shikoj ashtu me ngjall fytyrën tënde gjerë në dhomën tonë, e jona dikur, tashmë e imja veç e imja. Komoja nën pasqyrën pasyron përqafimin e dikurshëm dikur, e ne të dyve, kësisoj harxhoj gjysmën e ditës për ty duke të shkruar me aq mall, humbas në fleta të bardha, gërmoj në zarfat e mëparshëm gjej DT e ç’rregullta që s’ti solla me posten e lagjes 34\8 RR .32 \ e Durrësit kishe ikur që aty më thanë kot mundohesh…, është shpërngulur nga këtu zonjë. Sikur më iku rrezja e pakëz shpresë atë filloja ta ngjallja disi mbytur.Kam dhe letrat që shkruaja për ty s’kanë humbur I mbaja në zemër, deti buzë tij dilja nga mesdita në perëndim tek stoli afër trotuarit që ndan anën për nga deti. S’është aq larg fushë panorama e një deti blu ai qielli kuqerremtë të jepte një energji të pamatë. Tek stoli me shikim përtej detit ishte gjithmonë vështrimi im, doja më saktë të largoja disi mëndjen nga letrat e padërguara që t’i sillja nga posta në adresen tënde, të gjitha të palexuara por i kam dhe në laptopin tim në dhomën tonë, të rreshtuara sipas rregullit e me DT të gjithë këtyre ditëve që mundohesha të t’i përcillja tek zemra jote. Kuzhina e jeshiltë që kemi matanë korridorit rri pa dritë, me qellim që diçka ose dikush tjetër do ta ndezi, ndoshta ka vendosur të të pres ty… E humbur ndihesha si flaka që shkërmoqi gjithçka në sobë. Ajo rrugë gjërsa po lexoja diçka që isha gati për ta nisur, isha ndër rreshta por s’kisha frymëzim aspak, u shkrumbuan edhe mendimiet e mia të fundit, zemra ime qëndronte nën plagosjen që më tha postjeri pak më parë, që kisha rendur aq pak e sa shumë fleta të të kisha shkruar e qesh munduar tek posta qendrore në shtëpinë tënde për t’i çuar ty. Pika e dobët qëndronte në udhetimin e ndjenjave të trazuara që kisha përditë. Filmave komedian që ndiqja më rreshqiten mendjen për nga bota e cila po shikoja përtej filmit. Udhëtimi me autobus kundronte vrullshëm nën një diell të acartë dhe fletat po të shkruara në dhomën e personazheve që ishin ndarë nga njeri tjetri, në dhomat e kundërta e dyert me ngjyrë të kafta nga të cilat mbylleshin aq me zhurmë inatçie që me gjasë kishin debatuar për diçka pothuaj e zënkës së ditës mes dy palëshe që ndodhin mes dy njerëzve. Shtepia ime e heshtur ashtu e papastruar siç qe përherë. Ngjyrë e zbehtë e pahishme për t’u parë nga gjithkush, përkundrazi asnjëri s’më vinte tek unë qoftë në raste festash, gëzimesh, dera e shtepisë s’u hap asnjëherë nga dikush veçse nga personazhet e librave që hyja në jetët frymore: enigmatike, përqasje dilemash, situata e përditshme që ata e moderonin ditën e tyre… Njësoj si jona……kasetofonin nuk e ndezja, as atij vetë s’i jepja jetë, pasionet e mia ishin të dëgjoja këngët e ndjera, ato që ndillnin trishtim diku larg në afërsi të shpirtit së vetmisë të shtëpisë tënde “dhoma e zezë” që qanë me veten e saj. Një letër që kisha në dorë lexonte: “Po iki diku në një kufi tjetër, mos u mërzit. Fotografinë tonë e kam me vete, zgjohem rreth orës 09:30, më harrohen çastet e ditpërditshme orë pas ore me letrat e tua”. Më mungon, kur do të kthehesh do të vij aty, me sytë e tu që qajnë, të shoh shpesh sportive që del në natyrë dhe ecën në mes pemëve s’ke harruar as librin që ta dhurova për ditëlindjen tënde gati dy ose tre vjet më vonë…” Në xhepin i xhinseve që vesh gjithmonë, rri e ruajtur shumë mirë kjo letër”. Më vonë të shkrova edhe unë një letër me lotët ndër sy… Me letrën në duar dhe telefonin pa asnjë thirrje nga ty. Ana./FolDrejt/