Ndërhyrja ushtarake turke në Libi është çështje kohësh dhe kjo lidhet me disa faktorë. Momentalisht Libia ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht dhe të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj, pavarësisht se ai defakto kontrollon vetëm kryeqytetin Tripoli. Pretendenti tjetër i fronit është autokrati, ushtaraku dhe sekulari Haftar, i cili edhepse nuk njihet ndërkombëtarisht, kontrollon një pjesë të madhe të Libisë së pasur me naftë.
Për shkak të afërsisë me Vëllezërit Muslimanë, Fayez al-Sarraj, ka mbështetje nga Turqia dhe Katari, kurse Haftar ngjashëm nga stili i tij autoritativ mbështetet nga vendet tjera arabe, si Egjipti i Sisi-t, por gjithashtu, për shkak të sekularizmit, opozita turke e CHP votoi kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi.
Pra në rastin e Libisë kemi një luftë ideologjike mes Vëllezërve Muslimanë dhe sekularët, por siç do shohim edhe më vonë edhe një luftë për kontrollin e resurseve natyrorë të Mesdheut.
Marrëveshja detare mes Libisë dhe Turqisë
Libia disponon rreth 6 përqind të rezervave botërore të naftës, e mjaftueshme për të furnizuar thuajse gjithë Afrikën me naftë. Megjithatë, kjo pasuri mund të shtohet shumëfish më tepër, po të kihet parasysh se sipas përllogaritjeve të fundit, dy të tretat e rezervave të naftës në botë ndodhen në detin Mesdhe.
Pranë bregdetit të Izraelit është zbuluar një sasi e madhe e naftës, që do mbuloheshin nevojat e saj për 40 vitet e ardhshme. Pranë saj ndodhet Egjipti dhe më në Perëndim ishulli i kontestuar mes Greqisë dhe Turqisë, Qiproja. Jo më kot tashmë kemi një marrëveshje energjitike mes Izraelit, Egjiptit, Qipros greke dhe Greqisë, që i kundërvihet marrëveshja mes Turqisë dhe Libisë që ndan një pjesë të mesdheut mes këtyre dy shteteve.
Mjafton të përmendet edhe njëherë që dy të tretat e rezervave të naftës në botë ndodhen në Mesdhe, për të kuptuar se lufta e ardhshme me Turqisë dhe shteteve të lartëpërmendura do jetë më e ashpër, informon foldrejt.com. Kurse Rusia si eksportuesja më e madhe e gazit në botë, kërkon që të ketë ndikimin e saj në Mesdhe – përveç bazës ushtarake në portin sirian, ajo tashmë kërkon bazë detare edhe në Libi. Haftari këtë ia premton, por vështirë Fayez al- Sarraj. Rusia dëshiron të mbetet eksportuesja më e madhe e gazit…..
Kur jemi te Mesdheu, fare pranë saj ndodhen edhe rezervat e naftës në Jon, ku Shqipëria ka hise, por me marrëveshjen kufitare me Greqinë, Tirana zyrtare rrezikon të humb gjithë pasurinë e brezave të ardhshëm për tekat e politikave ditore.