Sipas Fichajes, menaxheri i Real Madrid dëshiron që klubi të nënshkruajë me mesfushorin e AS Roma, Nicolò Zaniolo, për të forcuar mesfushën e tyre pasi që Dani Ceballos, Toni Kroos dhe Luka Modrić mund të largohen.
Megjithatë, raporti thotë se presidenti i klubit Florentino Perez nuk është shumë i impresionuar nga profili i Zaniolo-s dhe mund të mos jetë i gatshëm të paguajë shuma të mëdha parash për një lojtar tjetër me probleme dëmtimi pas përvojës së tyre me Eden Hazard./FolDrejt/