Real Madrid vuajti ndaj Chelsea në “Santiago bernabeu” për të marrë biletën e gjysëmfinales së Champions League.
Edhe pse ndeshjen e parë madrilenët e kishin fituar me shifrat 3-1, falë një hat-trick të shënuar nga Karim Benzema, në “Bernabeu” skuadra angleze i shkoi shumë afër kualifikimit me kohën e rregullt që përfundoi me shifrat 1-3 për blutë e Londrës, ndërsa vetëm në minutat extra të shtesës “Los Blancos” arritën të shënonin me Benzema për golin e kualifikimit 2-3, me rezultat të përgjithshëm 5-4.
Carlo Ancelotti ka pranuar se ekipi i tij është kualifikuar me vuajtje në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Por njëkohësisht pas ndeshjes, tekniku i madrilenëve theksoi se ekipi i tij e kishte merituar plotësisht kualifikimin përballë Chelseat.
“Shumë vuajte, mendoj se nuk kishim uri për të dalë para për të shënuar sepse nuk ia kishim nevojën. Golin e 0-2 nuk e merituam, ai i 0-3 e çliroi ekipin dhe pastaj dhamë gjithçka. Në fund e merituam.
Goli i 0-3 na çliroi dhe doli në pah magjia e këtij stadiumi, magjia e këtij klubi. Thoshin që klubet spanjolle janë inferiore ndaj atyre angleze por ndërkohë ka 2 spanjolle në gjysmëfinale”, ishte thumbimi i trajnerit të Realit.