Modriç nuk është në listën e lojtarëve të Real Madridit që do të luajnë sot kundër Villarrealit në kuadër të 1/16-tës së Kupës së Spanjës. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, vendosi të pushojë kapitenin kroat 37-vjeçar. Modriç u kthye i lodhur nga Kupa e Botës dhe Ancelotti beson se ka nevojë për pushim shtesë.
“Gjendja e Modric nuk është e mirë pas Kupës së Botës. Kroos dhe Modric janë në situata të ndryshme. Toni është në formë optimale, dhe Luka luajti Botërorin dhe nuk po ndihet shumë mirë. Por ai do të rikuperohet me kalimin e kohës, pak nga pak”, shpjegoi italiani për shtypin para ndeshjes.
Modriç, i cili luajti 22 ndeshje për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar dy herë, kujtojmë se ai pushoi për dhjetë ditë pas Kupës së Botës në Katar. Kontrata e tij dhe e Kroos-it skadon më 30 qershor. Modriç mund të kthehet në skuadër të dielën, në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos që është në vendin e tetë, transmeton Fol Drejt.