Trajneri i futbollit të Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se klubi madrilen kishte probleme me lojtarët e Chelseat gjatë pjesës së parë të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sipas mediave spanjolle.
Reali ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka fituar 2:0 në Londër mbrëmë. Klubi madrilen fitoi edhe ndeshjen e parë në Madrid me 2:0.
“Chelsea na shtyu që nga fillimi i ndeshjes dhe kështu ishte deri në fund të pjesës së parë. Kishim probleme për shkak të N’Golo Kante. Ai dominonte qendrën dhe ne nuk mund ta kontrollonim atë. Eduardo Kamavinga ishte në krahu i majtë, sepse ruante aty Rhys James, dhe Luka Modriq nuk mundi të ndihmonte, sepse po shikonte Enzo Fernandez. Për këtë arsye ai e thirri Valverden në pjesën e parë dhe i tha që të merrte krahun e majtë. Ai e bëri atë shkëlqyeshëm dhe në fundi ishte faktori vendimtar”, tha Ancelotti./FolDrejt/