Mediat spanjolle thonë se Carlo Ancelotti duhet të fitojë Kupën e Botës për Klube në Marok nëse dëshiron të mbajë detyrën. Të shtunën, lojtarët e Realit do të luajnë kundër Al Hilalit për ta mbajtur Ancelottin në pozitën që është.
Në pesë javët e fundit, Reali e ka lejuar Barcelonën të rrëshqasë në një epërsi të madhe prej tetë pikësh në krye të La Ligës pasi kampionët në fuqi spanjolle kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e ligës në atë periudhë.
Spanjollët shkruajnë se marrëdhënia mes drejtuesve të Realit dhe Ancelottit është dëmtuar rëndë pas humbjes bindëse nga Barcelona në Superkupë.
“Pas kësaj, lidershipi i klubit nuk ka më besim te Ancelotti dhe ky mosbesim u përforcua pasi ai fitoi vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të ligës”, thuhet në raport.
Raul, Alonso apo ArbeloaMarca rendit emrat e kandidatëve të mundshëm që mund të pasojnë Ancelottin. Reali është më afër zgjedhjes së një prej ish-lojtarëve të tyre. Raul, Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa janë në plan të parë.
Favoriti më i madh është Rauli, i cili ka një sezon të mrekullueshëm me ekipin B dhe fitoi Champions League në 2020 me juniorët e Realit. Ai hodhi poshtë disa oferta nga klube të forta, ndërsa priste një shans në ekipin e parë të Realit.
“Alonso mori Bayernin në tetor, ai e nxori ekipin nga kriza dhe zhvillimi i tij si trajner monitorohet nga afër nga Reali, ndërsa Arbeloa është trajneri i juniorëve që thyejnë rekorde dhe që luajnë futboll me të cilin bien në dashuri spektatorët. Janë të gjithë kandidatët për stolin e Realit”, shkruan Marca, transmeton Fol Drejt.