Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka thënë sot se argjentinasi Lionel Messi nuk është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, shkruajnë mediat spanjolle.
Messi fitoi titullin e Kupës së Botës me Argjentinën në Katar.
“E di që në Karim Benzeman kam një lojtar shumë të motivuar dhe jam i bindur se ai do të na sjellë shumë gjëra të mira në pjesën tjetër të sezonit. Nuk është e drejtë të thuhet se Messi është lojtari më i mirë në historinë e futboll, sepse çdo periudhë ka lojtarë të mëdhenj. Sigurisht që jam duke e stërvitur ‘Topin e Artë’ (Benzeman)”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp në Madrid, transmeton Fol Drejt.