Shefi i shtabit të trajnerëve të Realit, Carlo Ancelotti, ka thënë se është i lumtur që do ta drejtojë klubin madrilen dhe ka shtuar se është i kënaqur me kualifikimin e ekipit të tij në finalen e Kupës së Mbretit, raportojnë mediat spanjolle.
Reali arriti mbrëmë në finalen e Kupës së Mbretit, pasi mposhti Barcelonën me rezultat 4:0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Nou Camp. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Madrid, klubi katalanas fitoi 1:0, përcjell Fol Drejt.
“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, e meritonim fitoren. Në pjesën e dytë luajtëm mjaft mirë, pasi ishte një lojë shumë e komplikuar. Sa herë që kishim mundësi krijonim rrezik. Ishim më të mirë në të gjitha aspektet, si në sulm. dhe në mbrojtje. Nëse nuk do të ishim të tillë, ata nuk do të kishin fituar 4:0. Edhe një herë duhet të them se jam i lumtur sepse jam trajner i Realit”, tha Ancelotti./FolDrejt/