Carlo Ancelotti ishte i pakënaqur me faktin se, siç thotë ai, Reali ishte më i mirë por nuk e mposhti Manchester Cityn në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe se City barazoi pasi topi doli jashtë vijave të fushës. Por ai është i kënaqur me lojën e Luka Modric.
“Falenderime për të rinjtë, Camavinga, Rodrygo dhe Vinicius, por Modrić dhe Kroos u dhanë atyre ndihmë vendimtare, si gjithmonë.”
Kur u pyet nga një gazetar për të komentuar Rudigerin sepse ai e mbylli në mënyrë të shkëlqyer Haalandin, Ancelotti u përgjigj në mënyrë interesante: “Ne nuk u fokusuam fare te Haaland. Ishte shumë më e rëndësishme për ne të ndalonim De Bruyne dhe Gündogan”, tha ai, transmeton Fol Drejt.