Modric nuk do të luajë për Realin këtë fundjavë. Ai do të mungojë në ndeshjen me Betisin në kampionatin spanjoll për shkak të kartonëve të verdhë.
Megjithatë, në konferencën për shtyp para asaj ndeshje, Ancelotti u pyet për Modric dhe zgjatjen e kontratës së tij. Kujtojmë se kontrata e kapitenit kroat skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje me Realin.
“Nuk është problem, Modriç do të bëjë atë që duhet të bëjë. Ai foli me klubin dhe do të marrë vendimin më të duhur. Nuk është problem as për të, as për Realin, as për mua”, tha Ancelotti dhe më pas tha fjalë të mira me shaka për Modriçin dhe Kroosin.
“Këta janë futbollistë që mendojnë se çfarë do të bëjnë para se të marrin topin. Dhe ata e kanë atë cilësi. Ata nuk vrapojnë, por bëjnë që topi të vrapojë. Sepse topi nuk djersitet”, deklaroi ai. /FolDrejt/