Sipas Calciomercatoweb, menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të preferonte të nënshkruante mesfushorin e Interit, Nicolò Barella , në vend të Jude Bellingham të Borussia Dortmund, transmeton Fol Drejt.
Ancelotti është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar të Interit prej 70 milionë euro për Barellën, megjithatë, vendimi përfundimtar për nënshkrimin e tij mbetet në duart e presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez./FolDrejt/