Andrii Pokrasa është shndërruar në një hero.
15-vjeçari nga Ukraina me dronin e tij i kishte ndihmuar ushtrisë të shkatërronte një autokolonë ruse, kur po marshonin drejt Kievit në ditët e para të agresionit.
Ai ia dha koordinatat babait të tij, i cili ia përcolli më pas ushtrisë ukrainase.
Disa minuta pas kësaj, artileria ukrainase zbarkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 30 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.
Por, kjo nuk ishte e gjitha.
Ushtria e Ukrainës ia dha atij një dron tjetër më të avancuar, duke e ndihmuar edhe më tej ushtrinë ukrainase.
Yurii Kasjanov, njëri nga komandantët e ushtrisë, tha se 15-vjeçari ishte i vetmi në atë zonë që dinte të përdorte dronin./klankosova.tv/