Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë bërë një hulumtim interesant mbi dobësitë në kriptim të përdorura nga telefonat me sisteme operative Android dhe iOS. Është edhe më interesante që studiuesit shpjegojnë se si agjencitë qeveritare mund të përfitojnë nga këto dobësi, në mënyrë që të marrin të dhënat që fshihen në telefona.
Hulumtimi u krye nga Maximilian Zincus, Tushar Joyce dhe Matthew Green, dhe doli se ka mjaft ‘vrima’ në sistemet operative mobile, që agjencitë qeveritare nuk kanë nevojë për ndonjë fuqi të veçantë, por vetëm pak durim dhe njohuri teknike.
Ata arritën në përfundimin se Apple ka një grup të mirë të kontrolleve të sigurisë dhe privatësisë që mbrohen më tej nga enkriptimi i fortë.