Andy Ruiz Jr duket në një gjendje të mrekullueshme para rikthimit të tij në ring më 1 maj.
Në më pak se dy javë, “The Destroyer” do të takohet me Chris Arreolan, e që do të jetë hera e parë e tij që bokson pas humbjes së pësuar nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2019.
Boksieri meksikano-amerikan që nga ajo kohë ka punuar që të bijë në peshë dhe aktualisht po peshon vetëm 116 kilogramë.
Kur kishte humbur titujt IBF, WBA dhe WBO, Ruiz ishte duke peshuar afro 130 kilogramë, mirëpo tani ai duket në top formë.
Fox ka publikuar se si duket aktualisht Andy Ruiz dhe forma e tij është frymëzuese edhe për boksierët e tjerë që janë mbipeshë.
Aktualisht meksikano-amerikani është 31-vjeçar dhe mund të vazhdoj edhe për disa vite që të boksojë në nivele të larta, para se të pensionohet.