Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë me 50 pikë bazë normën e interesit referencë për shkak të luftës kundër inflacionit dhe për të sinjalizuar stabilitetin e bankave europiane, tha anëtari francez i Këshillit Drejtues të BQE, François Villeroy de Galhau.
“Bankat franceze dhe evropiane janë shumë të qëndrueshme”, tha Villeroy për televizionin francez BFM, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Përkeqësimi i tregut global i shkaktuar nga kolapsi i Bankës Silicon Valley (SVB) javën e kaluar, dhe i përkeqësuar nga dyshimet mbi të ardhmen e Credit Suisse në Zvicër, ka bërë që shumë njerëz të pyesin nëse BQE do t’i japë fund ciklit të saj të rritjes së normës./FolDrejt/