Lidhja Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Avdullah Hoti dhe Sami Hamiti, ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Zgjedhjeve nga zyret e BE-së, z. Konrad Olszeëski, udhëheqës i delegacionit Eirini Gounari, eskperte e zgjedhjeve.
Lajmin për takimin e ka dhënë vetë deputeti Hoti, përmes një postimi në facebook.
“Së bashku me z. Sami Hamiti, përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ takuam një delegacion nga zyret e BE-së për të diskutuar rekomandimet e BE-së për reformën zgjedhore.
Gjatë këtij takimi biseduam për rekomandimet që kanë ardhur ndër vite nga zyrtarët e BE-së dhe shpalosëm rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nevoja urgjente për të bërë reforma zgjedhore, adresimi i rekomandimeve dhe ndryshimet ligjore që duhet bërë për të pasur zgjedhje sa më të mira ishin temat e diskutimit.
Në këtë takim u dakorduam se disa nga rekomandimet për zgjatjen e afateve, ankesat, shpalljen e rezultateve dhe disa ndryshime tjera ligjore të bëhen konform rekomandimeve dhe bashkangjitur me to disa nga qëndrimet e LDK-së.”, ka shkruar Hoti në profilin e tij.
“Më në fund ka një lloj pajtueshmërie nga të gjitha partitë politike për të çuar përpara këto rekomandime dhe duhet të punojmë së bashku që zgjedhjet të jenë sa më të lira dhe demokratike.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe grupi punues i krijuar brenda partisë janë duke punuar vazhdimisht edhe në komisionin Ad-hoc për reforma zgjedhore. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta dhe në frymë me rekomandimet e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Falënderuam zyrtarët e Bashkimit Evropian për punën e tyre ndër vite për të monitoruar zgjedhjet e lira në Republikën e Kosovës.”, shton ai tutje./FolDrejt/