Vlora Çitaku po vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje jetike.
Nënkryetarja e PDK-së ka shkruar sot se Kosova duhet të anëtarësohet, dhe se këtu nuk bëhet fjalë për prestigj por është çështje esenciale, transmeton Fol Drejt.
Sipas ish ambasadores, hapi i parë për anëtarësim, është Partneriteti për Paqe (PfP).
“Kosova e do anëtarësimin në NATO, jo sepse ne duam të jemi anëtare e ndonjë klubi “VIP”. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Është jetike. Kosova duhet të jetë një partner i besueshëm dhe perëndimi duhet të mbajë fundin e negociatave. Ne do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Partneriteti për Paqe (PfP) është hapi i parë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Kosovo 🇽🇰 wants to join #NATO, not because we want to be a member of some #VIP club. This is not about prestige. It is existential.
Kosovo must be a reliable partner, and the west must keep its end of the bargaining.
We shall do our homework ✅
PfP is the 1st step.— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) March 17, 2022
Lufta në Ukrainë dhe përjashtimi i Rusisë nga disa organizata ndërkombëtare, sipas njohësve të zhvillimeve politike, është një kontekst i favorshëm për Kosovën./FolDrejt/