Sot, anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian i bënë thirrje BE-së të vendosë “sanksione të synuara” kundër Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe aleatëve të tij.
Në një letër të përbashkët të nënshkruar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister (EPP, Gjermani), raportuesi i përhershëm për Bosnje dhe Hercegovinën Paulo Rangel (EPP, Portugali) dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit për marrëdhëniet me BiH dhe Kosovën Romeo Franz (të Gjelbërit, Gjermani ), thuhet se “secesionisti i pacipë dhe pasuesit e tij nuk mund të lejohen më të minojnë sistematikisht Bosnje dhe Hercegovinën”.
Në letrën, në të cilën Tanjug kishte akses, ata dënuan ashpër faktin që Asambleja Kombëtare e RS miratoi ligjin për mosekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndryshimin e Ligjit për Publikimin, të ligjeve dhe rregulloreve të tjera të RS, që, thonë ata, paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovina dhe “shkelje flagrante” e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit./FolDrejt/