Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje.
Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së.
Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pesë vitesh, kur Kryetar i PDK-së ishte Kadri Veseli.
Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Faton Abdullahu.
“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu./KlanKosova/