Angel Di Maria në lot, por jo nga një dëmtim i ri, fatmirësisht për Juventusin dhe Argjentinën. Në të vërtetë, anësori është gati të kthehet në fushë nesër mbrëma kundër Interit në Allianz Stadium.
Lotët erdhën nga një goditje nostalgjie, duke kujtuar golin e fitores të shënuar në Maracana në Rio de Zhaneiro kundër Brazilit, gol që në vitin 2021 i dha Argjentinës Kupën e Amerikës.
Kampioni argjentinas deri më tani ka luajtur 7 ndeshje me Juven, duke shënuar një gol në debutimin e tij. Por duke shërbyer edhe 4 asistime. Në krye nuk është vetëm Interi, por edhe Botërori i Katarit.
Lidhur me këtë trofe, Di Maria dha një intervistë gjatë dokumentarit “Sean Eternos: Campeones de America”, nga Netflix. Në lot, Di Maria tha:
“Është e vështirë, shumë vite vuajtje dhe në fund të kesh sukses. Nuk është vetëm trofeu im, ai i përket edhe gruas sime, vajzave të mia, ekipit dhe babait tim. Unë kam mijëra trofe, por nuk ka si ky. Mendoj se kjo ishte e vetmja gjë që doja”./FolDrejt/