Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i dhuron sot ish-kancelares Angela Merkel Kryqin e Madh të Meritës, çmimin më të lartë që ekziston në Gjermani dhe ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme për trashëgiminë e politikës së saj.
Komentatori i portalit DW, Albrecht von Luke, vlerësoi se koha gjatë së cilës Merkel ishte në pushtet ishte “një epokë prej 16 vitesh të humbura”, përcjell Fol Drejt.
“Ne sapo kemi filluar të kuptojmë se sa problematike është trashëgimia e Angela Merkelit”, thotë ai dhe shton se është krejtësisht mendjemadhësi t’i jepet një çmim i tillë Angela Merkelit tani, sepse, siç beson ai, ende nuk është e qartë se cilat janë meritat e saj dhe cilat janë dështimet e saj./FolDrejt/