Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie do të lërë rolin e saj si e dërguar speciale e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), por do të mbetet një aktiviste humanitare në të ardhmen, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.
Aktorja e njohur amerikane, e cila ka qenë në më shumë se 60 detyra në terren gjatë 21 viteve të saj në UNHCR, tha se dëshiron të vazhdojë të punojë me refugjatët, por jashtë këtij organi, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.