Aktorja e famshme e Hollivudit e cila është edhe ambasadore e Kombeve të Bashkuara, Angelina Jolie, i ka vizituar sot fëmijët ukrainas që ishin dërguar në një spital në Romë.
Aktorja fituese e Oskarit është fotografuar me pacientët në spitalin pediatrik Bambino Gesu, të mërkurën në fotot e publikuara nga institucioni mjekësor.
Ajo u takua gjithashtu me mjekë dhe infermierë në spital.
Jolie ka qenë vazhdimisht e angazhuar në rolin e ambasadores duke vizituar çdo herë refugjatë në vatra të ndryshme të krizave në botë.