Nga e hëna Anglia do do të lehtësojë të gjitha masat kundër koronavirusit, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve. Spitalet po njoftojnë rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19, por tani shumica e pacientëve janë qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.
Në pavionin për COVID-19 në spitalin “Royal Preston”, personeli bëhet gati për pranuar më shumë pacientë.
Aktualisht spitali ka pranuar rreth 60 të infektuar me koronavirus, shifër kjo e menaxhueshme për ekipin mjekësor.
Por shumë prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shumë të rinj.
Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 30 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Angli.
Ata duken të mbrojtur ndërsa shqetësimet janë për pjesën tjetër të pavaksinuar.
Helen Heneghan është një nga pacientët e paktë të vaksinuar plotësisht që përfunduan në spital.
Ajo është mes njerëzve me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sëmundjeje ekzistuese.
Por ndryshe nga Darren që do të vazhdojë qëndrimin në spital, ajo ndihet mirë mjaftueshëm që të dalë nga spitali.
Lehtësimi i masave dhe rreziku i variantit më ngjitës Delta pritet të ndikojë në shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19 në Angli.
Pyetja është nëse vaksinimi do të frenojë sëmundjen dhe shtrimin e tyre në spital.