Anglia ka fituar me rezultat të thellë 6-2 ndeshjen e parë në grup kundër Iranit në kuadër të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar, shkruan Fol Drejt.
Golat për anglezët i shënuan Bellingham (35), Saka (44, 62), Sterling (46), Rashford (71) dhe Grealish (90), ndërsa golat për Iranin i shënoi Taremi (65, 90+12).
Me këtë fitore bindëse, Anglia e nisë mbarë këtë garë që synon ta fitojë pas një periudhe të gjatë kohore. /FolDrejt/