Anglia e mund thellë përfaqësuesen e Kosovës në futboll me rezultatin 4 me 0, falë edhe gabimeve trashanike të mbrojtjes dardane.
Pavarësisht se nuk bëhej fjalë për kualifikim, rezultati tregon se Kosova duhet të mësojë nga gabimet, që të mos i përsëris gjatë ndeshjeve vendimtare në mars kundër Maqedonisë Veriore dhe Gjeorgjisë ose Bellorusisë.
Përndryshe golashënuesit e takimit ishin: Winks (32’), Kane (79’), Rashford (83’), Mason Mount (90’+1)./Foldrejt.com