Zyrtarët shëndetësorë në Angli po hetojnë një variant të ri të Covid i identifikuar për herë të parë në Indi, i cili përhapet më lehtë dhe shmang vaksinat.
Nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për ta klasifikuar atë si një “variant shqetësimi”, ka thënë një shkencëtar kryesor.
Por Dr Susan Hopkins, i Shëndetit Publik tha se ishin gjetur disa raste në Mbretërinë e Bashkuar që nuk ishin të lidhura me udhëtimet, dhe origjina e tyre ishte duke u hetuar.
Më shumë se 70 raste janë identifikuar në Angli dhe Skoci.
Dr Hopkins, këshilltar kryesor mjekësor, i tha Andrew Marr Show: “Ne kemi parë disa raste të variantit indian që nuk lidhen me udhëtimet, por ne jemi ende duke u përpjekur të hetojmë që të gjejmë më shumë detaje në lidhje me këto raste.”
Shëndeti Publik në Angli thotë se 73 raste të variantit të identifikuar së pari në Indi janë gjetur në Angli, dhe katër në Skoci.
Epidemiologu Dr Mike Tildesley tha se puna duhej bërë urgjentisht për të mësuar më shumë rreth variantit.
“Ajo që është shqetësuese për variantin indian është se duket se ekzistojnë dy mutacione që mund t’i bëjnë vaksinat më pak efektive dhe mund ta bëjnë virusin më të transmetueshëm.”