Anija e fundit që do të udhëtojë sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi, është larguar nga porti i Odesës përpara një afati përfundimtar për të zgjatur marrëveshjen, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rusia nuk ka pranuar të regjistrojë asnjë anije të re që nga 27 qershori dhe nisma do të përfundojë të hënën nëse Moska nuk pranon ta zgjasë atë.
Një zëdhënës i OKB-së tha të premten se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres po priste një përgjigje nga Vladimir Putin mbi një propozim për të zgjatur marrëveshjen.
Putin i tha presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në një telefonatë të shtunën se angazhimet për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave nuk janë përmbushur ende, tha Kremlini.